AKTUALITET, 5 Nëntor 2025, 11:27

VIDEO/ Ambasadori i BE i dorëzon Ramës progres raportin për Shqipërinë! Gonzato: Shpejtësi e jashtëzakonshme në negociata, kemi hyrë në fazë vendimtare

VIDEO/ Ambasadori i BE i dorëzon Ramës progres raportin për

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë për shtyp në kryeministri lidhur me progress raportin e publikuar një ditë më parë nga Unioni për Shqipërinë për vitin 2025.

Gonzato i dorëzoi kryeministrit progress raportin, ndërsa më pas do t’ia dorëzojë edhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidentit Bajram Begaj. Ai tha se progress raporti shënon shpejtësinë që po ndjek Shqipëria në procesin e negociatave, ndërsa shtoi se tashmë kemi hyrë në një fazë vendimtare.

“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arrritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u afruar me standartet e BE.

Konferenca vjen një ditë pasi BE publikoi progress raportin për Shqipërinë për vitin 2025 ku vlerësonte progresin e shpejtë në negociata, luftën ndaj korrupsionit. Evidentohej gjithashtu edhe klima e tensionuar politike me një parlament jo plotësisht efikas.

Diplomati europian u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare dhe se Komisoni Europian, është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.

“Për ta bërë këtë duhet të përshpejtojë ritmin e reformave”, u shpreh Gonzato.

Edi Rama: Sovraniteti i këtij vendi është në duart tuaj

Silvio Gonzato: Më lejoni t’ju dorëzoj raportin e zgjerimit. Raporti i këtij viti publikohet në moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE.

E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë për t’u përafruar me standardet e BE.

Komisioni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të rrugës së saj për realizimin e synimit ambicioz për mbylljen e negociatave deri në fund 2027.