TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar raportin më të fundit të Komisionit Europian si një konfirmim se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur drejt përmbylljes teknike të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2027.
Kreu i qeverisë theksoi se procesi i integrimit është i mbushur me sfida, të cilat kërkojnë jo vetëm përmbushje të kritereve në mënyrë sasiore, por edhe rritje të cilësisë në çdo hap të reformave.
Rama: Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027.
Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur ka sfida në cdo hap. Sfida dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe cilësore në cdo hap.
Raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë, ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe që do bëjmë është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plot të fokusohemi tek gjysma bosh, në mënyrë që brenda 2027 ta mbyllim këtë proces.
Dhe raporti i 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo është ambicia jonë.