AKTUALITET, 3 Korrik 2026, 12:55

“Policia veproi profesionalisht”, Lamallari: Protesta e ligjshme, por dhuna nuk tolerohet

“Policia veproi profesionalisht”, Lamallari: Protesta e ligjshme,

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar nga Elbasani në lidhje me protestën e djeshme në Tiranë, ku policia u përfshi në përplasje me protestuesit.

Lamallari u shpreh se Policia e Shtetit ka zbatuar detyrën e saj në mënyrë profesionale, duke bërë, sipas tij, dallimin e qartë mes qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për protestë dhe një grupi personash që shkelin ligjin.

Sipas ministrit, dhuna në bulevard ka nisur fillimisht ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se protesta është e ligjshme, por nuk mund të tolerohen aktet e dhunës ndaj efektivëve apo gazetarëve.

“Policia e Shtetit gjatë protestave e ka zbatuar detyrën në mënyrë të shkëlqyer dhe profesionale… kemi një grusht personash që nuk kanë lidhje me protestën dhe janë thjesht shkelës të ligjit”, u shpreh Lamallari.

Ai shtoi se personat që dëmtojnë pasurinë publike dhe përdorin dhunë nuk mund të konsiderohen protestues, por “vandalë”, dhe sipas tij përgjigjja e policisë ndaj tyre do të jetë proporcionale me shkeljet e kryera.