AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 23:26

"Arkitektët e huaj mund të kenë marrë deri në një miliardë euro!"/ Tomorri shpjegon "The Albanian Files"

"Arkitektët e huaj mund të kenë marrë deri në

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për "The Albanian Files" dhe arkitektët e huaj që kontraktohen në Shqipëri. 

Tomorri tha se këta arkitektë mund të jenë paguar deri në 1 miliardë euro dhe u caktoheshin ndërtuesve si një kusht apo formë "takse" jo zyrtare, që të merrnin leje. 

"Mendoj se ka indicie se si kryeministri i merrte në telefon dhe i lidhte me investitorët. Ai nuk është sekser. Ajo që është një tjetër indicie lidhet me faktin që nëse e mbani mend, në historinë e inceneratorit, ka qenë afera e dherave. Ndërtuesit detyroheshin të çonin dherat te inceneratori. Nuk ka patur akt ligjor për këtë. Nuk u thuhej me çfarë ishte vendosur. Kur kanë dëshmuar në komisionin hetimor në parlament, na thoshin nuk u japim leje nëse nuk çoni dherat te inceneratori i Tiranës. E njëjta skemë këtu. Të gjithë ndertuesit e dinin që nuk fusnin dot të merrnin leje, nëse nuk vinin te një nga arkitektët e huaj të cilët kishte përzgjedhur qeveria, kryeministri. 

Ka qenë një listë aty, 70 arkitektë, ku u thuhej ndërtuesve, u caktohej ku do të shkonin. Nuk jemi më që ky është thjesht një libër, është një dokument i cili na tregon fakte, se si ka nisur e gjithë kjo histori, është një histori me shumë para. Është një histori e cila mund të ketë lëvizur, vlerësimet më konservative thonë 400-500 mln euro. Ka ndërtues që thonë mbi 1 mld që kanë marrë arkitektët këtu.

Janë 10 mln metër katrorë ndërtime banimi dhe hotele, pjesa dërrmuese kanë kaluar te këta. Me një tarifë 40 euro, ke  400 mln euro vetëm këtu. Kjo histori ka fillur në 2015 dhe këta bënin vetëm koncept idenë, vizatimin e projektit, pasi pastaj punonin arkitektët shqiptarë. Kjo u shndërrua si taksë. Kë qenë dikur tarifa e markimit të karburantit thoshte shteti po nuk paguat tarifën e markimit, nuk paguani dot akcizën, nuk zhdoganoni dot. Kjo paguhej në çastin kur vihej në KKT", deklaroi Tomorri.