AKTUALITET, 7 Maj 2023, 21:37

"Manipulim i "syrit qorr" të Berishës e Metajt", Bejko akuzon për TV-në për videon me qytetaren: Veliaj është miku juaj dhe i donatorëve tuaj non grata

"Manipulim i "syrit qorr" të Berishës e Metajt",
Roland Bejko me qytetaren

Kandidati i PD për bashkinë Tiranë, Roland Bejko iu përgjigj një kronike të "Syri TV", duke thënë se i kanë manipuluar videon dhe i kanë nxjerrë nga konteksti komunikimin me një qytetare. Kjo e fundit u shpreh se voton Erion Veliajn dhe Bejko tha se e merr me sportivitet duke i thënë shumë mirë ndërsa i sugjeron programin e tij.

Ndërsa media tha se kandidati i PD bën veprime që tregojnë se është në shërbim të kryebashkiakut aktual. Por Bejko tha se nuk "shohin qartë".

“Reagim për manipulimin e "syrit qorr" të Berishës e Metajt. Syri që nuk shikon i Berishës sot duke manipuluar një video ka nxjerr nga konteksti një komunikim qytetar që unë kam përdorur me një zonjë. Unë i respektoj qytetarët e Tiranës, pa dallim bindjesh politike, qoftë  kur kemi mendime diametralisht të kundërta.

Mua nuk me sugjestionojnë mbështetësit e politikës  së vjetër, që thonë votoni partinë e Ilir Metës që në 2013 i nxorri në opozitë demokratët dhe nesër do ti nxjerri përsëri.  Këta harrojnë se Ilir Meta e bëri Erjon Veliajn kryetar bashkie në 2015. Ilir Metaj dhe partia e tij në rresht kanë votuar dhe kërkuar vota për të, jo unë”, shkroi Bejko.
Ndër të tjera, Bejko u shpreh se Veliaj është mik i dyshes Berisha-Meta, të cilëve iu bëri të qartë se do të ngrejë padi për këdo që abuzon nën emrin e tij.

“Unë e kam thënë dhe e them në çdo takim me qytetarët, vota për Erjon Veliajn do të thotë më shumë korrupsion, më shumë kulla, më shumë taksa dhe më shumë punë për oligarkët. Sfidoj foltoristët të përmendin qoftë dhe një emër oligarku.

Këta që janë miq me oligarkët dhe me Edi Ramën ndajnë leje ndërtimi dhe biznese, nuk më stepin fare nga misioni im, për një parti Demokratike Euroatlanike. Ne nuk bëjmë zhurrmë, por jemi shumë e më shumë se ata. I them “syrit qorr” e keni të kot, Erjon Veliaj është miku juaj dhe i donatorëve tuaj non grata. 

Për  Berishën dhe Metajn kam një mesazh, ju ka ardhur fundi.  Për çdo abuzim dhe manipulim në emrin jam duke mbledhur provat, dhe së shpejti do ngrihen padi për këdo”, shkroi Bejko.