TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka publikuar programin e tij të plotë për kryeqytetin.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e ka paraqitur prej kohësh programin e tij me banorët e Tiranës, gjatë takimeve me ta në çdo rrugë dhe lagje të kryeqytetit, ndërsa sot e ka publikuar atë të plotë për të gjithë qytetarët.
Përveç transportit urban falas, parkimit, lehtësive për biznesin në zonat urbane të Tiranës, arsimi, mjedisi, Tirana inteligjente, planifikimi urban i kryeqytetit, përmirësimi i shërbimit me ujë të qytetarëve të Tiranës, shërbimi social, trashëgimia kulturore dhe historike dhe sporti, Belo specifikon se do të krijojë 500 oaze për banorët.