TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia greke, pasi është kapur me një sasi të madhe droge sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Egnatia” në afërsi të Igumenicës. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare e filatit në bashkëpunim me sektorin e luftës kundër narkotikëve të policisë së Igumenicës.
Policia greke ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar brenda saj, ne bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë. Në prangat e policisë kanë rënë drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Mikhail Angjelo 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri, shtetasi shqiptar Kosta Beqo 54 vjeç, nga fshati Çukë i Sarandës.
Ky i fundit rezultonte person në kërkim në Greqi, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.
Për rastin në fjalë, po zhvillon hetime intensive edhe Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, i cili është informuar nga homologët grekë. Ndërkohë ende nuk ka informacione nëse droga ka kaluar nga kufiri shqiptaro-grek.