AKTUALITET, 18 Tetor 2024, 14:12

Goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, merret vendimi për motrat Berisha

Goditën me shishe qelqi Klea Prengën në fytyrë, merret

Lë qelinë Mariela Berisha. Sot Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për autoren kryesore të sulmit ndaj Klea Prengës, ndërsa detyrim paraqitje për Antonela Berishën.

Dy motrat u vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën. Kjo e fundit është paraqitur sot në gjykatë.

Antonela Berisha u paraqit në gjykatë, pasi motrat Berisha kanë rivlerësimin e masës së sigurisë. Kujtojmë se nga dhuna e ushtruar, modelja Klea Pranga ka pësuar dëme të konsiderueshme shëndetësore.