TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili u lirua nga qelia në fillim të muajit shtator do të takohet në Tiranë me kryeministrin Edi Rama më datë 29 tetor, kështu raportojnë mediat greke.
Në artikullin e gazetës “To Vima” takimi Rama-Beleri cilësohet si “takimi i vitit”. “Beleri do të takohet me njeriun që e mbajti në burg për 481 ditë”, shkruan ndër të tjera media greke.
“Kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë Fredi Belerin, i cili është përfshirë në delegacionin e Parlamentit Europian për Komisionin Parlamentar të BE-së për Stabilizim-Asociiimin me Shqipërinë”, citohet në median greke.
Delegacioni i BE, pjesë e të cilit do të jetë edhe Beleri, do të zhvillojë në Shqipëri një vizitë 3-ditore. Ky komision do të informohet gjithashtu nga ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në lidhje me zhvillimet për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Takimi me Kryeministrin Edi Rama i komisionit ku do të jetë dhe Beleri parashikohet që të zgjasë rreth 45 minuta. Pjesa e axhendës së takimeve janë edhe përfaqësues të partive të tjera si dhe njw takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Beleri në një intervistë për televizionin grek SKAI ditën e sotme, komentoi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë për negociatat me BE-në duke thënë se “vendi i Shqipërisë është në BE”
Fredi Beleri u shpreh gjithashtu se në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u fol me terma të qarta edhe sa i takon mbrojtjes së minoritetit grek që është politikë e BE-së”. Kujtojmë se Beleri u lirua pasi gjykata në Fier, ku ai po vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm. Beleri, 51 vjeç, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 në Himarë. Ai u akuzua dhe u dënua për ofrimin e 360 eurove për t’i blerë tetë vota.