AKTUALITET, 27 Tetor 2023, 13:55

"Të paraqitet dy herë në muaj", Berisha: Urdhër i paligjshëm, s’do të lejoj që një gjykatës mercenar të rishkruaj Kushtetutën

"Të paraqitet dy herë në muaj", Berisha: Urdhër i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se urdhri i gjykatës për paraqitjen e tij dy herë në muaj pranë oficerëve gjyqësorë është i paligjshëm.

Ai u shpreh se avokatja e caktuar nga shteti që e përfaqësoi atë në seancën e djeshme ishte “fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme”.

Dje gjykata vendosi që të hënën e parë të çdo muaji të paraqiteni para oficeres gjyqësore, a do shkoni?

Berisha: Urdhri i gjykatës është i paligjshëm, ajo që më përfaqësoi mua aty ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe është e paligjshme. Do të thotë e paligjshme.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë që t’i hapet rrugë miratimit në Kuvend të amendamentit për të hetuar më pas deputetët. Berisha ftoi sërish Ramën që të bëhet burrë dhe të votojë amendamentin që i heq imunitetin deputetit.

“Me këtë deklaratë dua të sqaroj shqiptarët dhe të interesuari jashtë vendit tonë, me qëndrimin tim ndaj kërkesës së gjykatës dhe refuzimin tim për të shkelur kushtetutën. Garantoj çdo qytetar se me qëndrimin tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën. Përndryshe do të shkoj në gjykatë pa asnjë problem, por me një platformë për të shpallur të vërtetat e fshehura, pavarësisht se jemi në gjykatë apo prokurori. Ndaj e ftoj Ramën që të ketë guxim dhe të miratojë amendamentin që i jep çdo mbrojtje deputetëve shqiptarë, mes të pushtetshmëve dhe qytetarëve të tjerë. E di se disa deputetë të PS nuk do ta votojnë, por deputetët e PD do ta mbështesin njëzëri nëse ky amendament do të mbërrij në kuvend.

S’do të lejoj që një gjykatës mercenar të rishkruaj Kushtetutën. Ne jemi republike parlamentare. S’i lejoj asnjë hezitim për t’u paraqitur pranë Gjykatës, jam i prirur të shkoj. Në vitin 2012 propozova që të hiqej amendamenti. Ndaj e ftoj zotin Rama që të jetë burrë dhe të miratojë atë që kërkova, se tani nuk të fut Berisha në burg. Ata që marrin përsipër të shkruajnë Kushtetutën, janë banditë kundër shtetit dhe jo përfaqësues. Pas 3 vitesh hetim intensiv dhe shterues siç thonë vetë, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë për të ngritur kallëzim penal ndaj meje, por urdhëruan masa sigurie si person nën hetim. Kushtetuta thotë se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në asnjë formë pa autorizimin e Kuvendit. Ky është rasti i parë në 32 vite që merren masa të tilla. Ne deputetët e opozitës jemi gati për heqjen e kësaj dispozite nga Kushtetuta.”, tha ai.