AKTUALITET, 27 Tetor 2023, 12:13

Media greke: Mungesa e Mitsotakis në përurimin e bustit të të atit, për të shmangur “faljen e mëkateve” të Ramës

Media greke: Mungesa e Mitsotakis në përurimin e bustit të

Media greke referohet me artikuj të ndryshëm në inaugurimin e bustit në Derviçan të ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, në sheshin që tashmë do të ketë emrin e kryeministrit të parë grek që vizitoi Shqipërinë në vitin 1991, pas rënies së diktaturës.

Media greke: Mungesa e Mitsotakis në përurimin e bustit të

Gazeta greke, "Kathimerini" thekson se nën hijen e çështjes Beleri zhvillohet sot nga Edi Rama ceremonia në Derviçan me mungesën e Kyriakos Mitsotakis dhe përfaqësisë së minoritetit grek. Kyriakos Mitotakis, kryeministri aktual i ka premtuar Edi Ramës gjatë vizitës së bujshme të 2022 se do të jetë prezent në ceremoninë në nder të të atit, por gjyqi në zhvillim i Fredi Belerit, një çështje që sipas qeverisë greke dhe opozitës shqiptare është e sajuar për qëllime të tjera, nuk ka lejuar të realizohet diçka e tillë, për të mos u transmetuar si “falje e mëkateve” të kryeministrit shqiptar. Për të mbetur tipikë, qeveria greke është përfaqësuar nga deputeti, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Dhimitris Avramopoulos, shkruan “Kathimerini”, ndërsa në vijim të artikullit ndalet në historinë e vizitës historike të 1991 të përfaqësisë së qeverisë greke në Shqipëri.

Ndërkohë, në kuadrin e ceremonive festive të ditës së nesërme në varrezën e dëshmorëve grekë të Këlcyrës, Mininistria e Jashtme e Greqisë informon se i pranishëm do të jetë zv/min i Jashtëm Giorgios Kotsiras.