TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini e konsideron shumë të rëndë faktin që po cënohet i vetmi parim që ka funksionuar në demokracinë shqiptare, ai i rrotacionit paqësor të pushtetit.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se partia kryesore e opozitës, PD, po pengohet të hyjë në zgjedhje, duke shkatërruar të vetmin element demokratik që kemi patur në vendin tonë, i cili nuk ishte vënë asnjëherë në dyshim.
"Më shqetëson një fakt i thjeshtë. Demokracia shqiptare ka shumë të meta, por ama një gjë ka funksionuar, ka qenë kalimi paqësor i pushtetit.
Kemi patur lirinë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe pushteti ka kaluar në mënyrë paqësore, pavarësisht se palët janë ankuar për rezultatin.
Ajo që po ndodh sot, po cënohet ky sistem. Po pengohet opozita të hyjë në zgjedhje.
Tani po shkatërrojmë të vetmin element që funksiononte.
Ne kemi patur 100 parti që hynin në zgjedhje. Tani partisë më të madhe të opozitës i ndalohet.
Ky është sistem ku partitë duhet të hyjnë në zgjedhje dhe të konkurojnë. Kjo është sfida që kemi ne sot", tha ndër të tjera Sejamini.