AKTUALITET, 6 Mars 2023, 22:44

Mërtiri: Berisha në krye të PD-së është fat dhe mrekulli për Ramën, nuk e bën dot fituese

Mërtiri: Berisha në krye të PD-së është fat dhe
Fotomontazh: Berisha, Mërtiri dhe Rama

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se qenia e Berishës në krye të PD-së është fat dhe mrekulli për Ramën, sepse ai nuk e bën dot fituese Partinë Demokratike.

“Po të isha në vend të Ramës unë do të doja që në krye të PD-së, të ishte Sali Berisha sepse ai nuk e bën dot fituese këtë parti.

Zoti Berisha ka pësuar bjerrje në vijimësi dhe zoti Berisha u ndëshkua me një milion vota në vitin2013. Ai nuk mund të jetë burim frymëzimi për një parti që të rekuperojë këto vota.

Berisha është faktori përçarës brenda partisë së vet. Ka edhe këtë damkë. Sikur të mos mjaftojnë këto, është edhe non-grata. Ka mbi shpinë SHBA-në, Anglinë, ndoshta edhe Europën, sepse nuk ka shkuar askush ta takojë.

Është fat dhe mrekulli për Ramën dhe askush nuk do të donte t’i binte me këmbë”-tha Mërtiri.