AKTUALITET, 4 Korrik 2022, 13:21

“Po e shesim shalqirin nën kosto”/ Fermerët e Lushnjës dalin në protestë

“Po e shesim shalqirin nën kosto”/ Fermerët e

Në fshatin Imsht të Lushnjes, prodhuesit e shalqirit janë ngritur në protestë sepse nuk po shesin atë që kanë mbjellë. Fermerët ankohen se tokat janë plot me prodhim i cili është në sezon vjeljeje. Për shkak të çmimit, prodhuesit kanë bllokuar shitjen. Aktualisht shalqiri po tregtohet me 10 ose 9 lekë për kilogramë, çmim ky nën kosto.

Fermerët fajësojnë pikat e grumbullimit me pretendimin se bllokojnë qëllimisht mbledhjen e produktit për të ulur sa më shumë çmimin e prodhuesve dhe duke rritur fitimin e tregtarëve eksportues.