TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë deklaroi sot se po ndjek nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediet e saj.
“Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore”, thekson zyra e BE-së në Tiranë, në një postim në llogarinë zyrtare në X.
“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, shton delegacioni i BE-së.
Më tej, zyra e BE-së nënvizon se, “këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”.
Kujtojmë se ndërhyrja e pak ditëve më parë e policisë dhe e Kayo-s në ambientet e ‘Media Focus Group” dhe “Panorama Group” ka sjellë reagimin e shumë shoqatave të medias në vend. Por ministria e Ekonomisë ka deklaruar se lidhur me pretendimet e grupit mediatik se ka kontratë qeraje deri në 2033, në fakt ka një borxh prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017 për mospagimin e qirasë së objektit.
Reagimi i plotë në Facebook
Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.
Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.
Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.