AKTUALITET, 10 Nëntor 2025, 17:39

"Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë"/ Berisha: Kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit

"Platforma e opozitës do të vendoset para

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se platforma para kryeministrisë ka dy qëllime, së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe më pas të zv.kryeministres Belinda Balluku. Duke folur për mediat, pas mbledhjes me Grupin parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

I pyetur mnë lidhje me protestat, Berisha tha se absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare.

Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?

Sali Berisha: Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime. Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar. Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?

Sali Berisha: Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

Pyetje: Një datë për protestën?

Sali Berisha: Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare.