TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi, pas akuzave të mazhorancës se sulmoi me deklaratat e tij ambasadorin e BE-së, Sivlio Gonzato.
Vendimi erdhi nga Sekretariati i Etikës.
Socialistët kërkuan zyrtarisht të premten, me firmë të 12 deputetëve, ndëshkimin e kreut të PD-së me përjashtim nga jeta parlamentare, pas deklaratës me nota ofenduese të bërë në drejtim të ambasadorit të BE në vendin tonë Silvio Gonzato, pasi ky i fundit kishte bërë thirrje të votohej si pjesë e përafrimit me legjislacionin e BE, ligji për Barazinë Gjinore.
Kjo deklaratë u dënua edhe nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, nga Marta Kos te reagimi i Komisionit Europian ndërsa solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama që përmes një statusi në X pati edhe një kërkim falje në drejtim të Ambasadorit Gonzato.