AKTUALITET, 10 Nëntor 2025, 14:22

“21 Janari”/ Ish-kryeministri Berisha thirret për t’u paraqitur të premten në SPAK

“21 Janari”/ Ish-kryeministri Berisha thirret për t’u

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është thirrur të paraqitet të premten në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “21 Janari”.

Berisha është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen. Berisha ishte kryeministër në kohën e ngjarjeve të 21 janarit 2011, kur gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Më herët, për të njëjtën çështje, në SPAK është paraqitur edhe Lulzim Basha, i cili në atë periudhë mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.