TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në një qendër tregtare pranë mbikalimit të Rinasit, ku një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë debatit për motive të dobëta, njëri prej të rinjve ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë 25-vjeçarin F. A., ndërsa një tjetër, G. L. 22 vjeç, është dëmtuar me sende të forta gjatë përleshjes.
Të dy të rinjtë janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.