AKTUALITET, 16 Tetor 2025, 14:35

“Keni ardhur me koncesion”/ Gjekmarkaj akuza maxhorancës: Të vërtetën e keni shpallur armike, opozitën po tentoni ta merrni peng!

“Keni ardhur me koncesion”/ Gjekmarkaj akuza maxhorancës:

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se maxhoranca po tenton të vrasë të vërtetën, që e sheh si armike.

Madje ai shtoi se opozita po tentohet të merret peng.

“Jemi në javën e 5 të një Kuvendi që nuk funksionon. Heshtja është një nga brengat të mëdha të vendit. Ska interpelanca, debat, pyetje dhe përgjigje. Ka vetëm përgjigje procedurale. Vetëm urdhra që zbatohen. Se di pse s’u dhemb qafa. Para ca ditësh votuat një qeveri të re dhe një hartim politik për programin qeverisës. Një votim i ftohtë, pa asnjë fjalë. Duket se keni ardhur këtu me koncesion. Të vërtetën e keni shpallur armike dhe opozitën tentoi që ta merrni peng.”, tha ai.