TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ishte kthyer në Shqipëri për të pushuar nga Vjena e Austrisë, Liridon Rata, mori dy plumba për një vend parkimi në Hamallaj të Durrësit.
Babai i 28-vjeçarit, Besnik Rata ka reaguar për Abc News, duke kërkuar drejtësi për të birin, që autorët e ngjarjes të marrin dënimin maksimal.
“Quhem Besnik Rata nga Kukësi në fshatin Kolosejm. Kam djalin të shtruar këtu te spitali. E kam të plagosur me 2-3 plumba. Djali ka ardhur nga Austria, me dokumenta të plota. Sa ka shkuar në plazh të Durrësit, është përballur me plumbat e kriminelëve.
Unë e kam marr vesh nga televizionet ngjarjen, prandaj kërkoj drejtësi të ndiqet hap pas hapi, sipas ligjit të merituar për këtë krim. Ju bëj thirrje shtetit, policisë, dhe medias.”
28-vjeçari, prej 4 ditësh ndodhet në gjendje stabël në Spitalin e Truamës, me plagë në brinjë e kraharor.
“Djali ka reagu, ka dëmtime shumë. Plumbin e ka në trup. E ka përshkru nga mushkria, në brinjë dhe ka përfunduar te krahu. Plumbi kuptohet që ka bërë dëmet e veta.”
Ngjarja u shënua pasditen e të mërkurës në fshatin Hamallë, në zonën e bregut të detit, dhe shkak i sherrit ka qenë parkimi i automjetit të 28 vjeçarit përpara zonës së plazhit.
“Si sherr, kanë lënë makinë. Dhe janë larguar. Kur kanë tentuar me ik, u kanë thënë me largu makinën. Ata kanë dal vetë i treti me hunjë. Djali ka qenë me një kushëri dhe familjen e tij. Djali ka pranuar, ata kanë lokalet, shazlonet aty.”
I plagosuri dhe autori ishin përfshirë në konfliktin banal prej disa ditësh, pasi 28-vjeçari parkonte automjetin e tij përpara lokalit të 44-vjeçarit Altin Lekgegaj. Fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, dhe më pas sherri agravoi në përdorimin e armës së zjarrit. Altin Lekgegaj qëlloi ndaj të riut, duke e lënë të plagosur.
Pas krimit, ai u largua menjëherë për t’i shpëtuar prangave, por arratia nuk zgjati më shumë se pesë orë, pasi u arrestua nga efektivët e policisë së Durrësit.
Altin Lekgegaj nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal. Familja e tij është vendosur në Hamallaj të Durrësit pas viteve ’90 pasi u larguan nga Mirdita. Ata ushtronin aktivitetin e tyre në biznes me parkim dhe shezlongë pranë plazhit.
Edhe 28-vjeçari i plagosur nuk rezulton i skeduar. Liridon Rata nga Kolesjani i Kukesit ndodhej në Hamallaj për të pushuar me familjen e tij.
Altin Lekgega akuzohet per vrasje me dashje mbetur ne tentative dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, në lidhje më këtë ngjarje policia e Durrësit ka shpallur në kërkim vëllain dhe nipin e autorit Alfons dhe Serxhio Lekgegaj.