AKTUALITET, 25 Gusht 2025, 14:35

“Evropa do të punojë për ne, shqiptari do të tundë çelësin”, profesor Pëllumb Pilinçi e tund në Shkodër (VIDEO)

“Evropa do të punojë për ne, shqiptari do të

Drejtuesi i qeverisë ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi, është ndalur kësaj radhe në qytetin e Shkodrës së bashku me ministrat e kabinetit të tij dhe sekretarët që ende vijon t’i mbajë sekret.

Gjatë fjalës së tij Pilinçi është shprehur optimist për forcimin e lekut mbi euron, duke thënë se kjo tregon që shumë shpejt Evropa do të vijë në Shqipëri për të punuar, ndërsa shqiptarët do të tundin çelësat.

“A e shihni o shqiptarë se lekun e kemi bërë më të lartë se euro. Evropa që thoni ju, do shkojmë në Evropë, ajo është tallje. Evropa do vijë te ne. Ne e kemi bërë atë Evropë. Ne e kemi forcuar atë Evropë. Evropa do vijë të punojë këtu dhe shqiptari do të tundi çelësin.” SHIKO VIDEON nga 1.40.26.