TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja dalin në dritë mbi arrestimin e 46-vjeçarit Dorian Beu në Malin e Tomorrit, ku ndodhej për pelegrinazh.
Beu ishte prej kohësh i shpallur në kërkim, ndërsa dy vite më parë Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Dorian Beu ishte pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar që trafikonte drogë mes Shqipërisë dhe Italisë.
Grupi drejtohej nga tre shqiptarë nga Durrësi: Braniol Liço (alias Branjol Aga), Gernard Beu (alias Gernard Ago) dhe Emirjan Beu, të cilët organizonin dhe koordinonin trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.
Nga hetimet e nisura në vitin 2017 në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, megaoperacioni i koordinuar me EUROJUST çoi në 43 urdhër-arreste dhe sekuestrimin e 5 milionë eurove dhe sasive të mëdha droge.
Përveç arrestimit, tre anëtarëve të grupit, përfshirë Dorian Beun, u janë sekuestruar 1 milion euro pasuri në Durrës, e përfituar nga aktiviteti kriminal.