TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e ditës së sotme (25 gusht), fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur sërish aksionin në lagjen “1 Maji” në Vlorë.
Pas prishjes së 4 objekteve disa ditë më parë, sot janë planifikuar edhe 10 ndërtime të tjera që do të shemben për t’i hapur rrugë vijimit të projektit të rrugës Transballkanike, e cila do të lidhet me Portin e Jahteve.
Në total, burime zyrtare bëjnë me dije se numri i objekteve që do të prishen arrin në 27. Ky aksion vjen si pjesë e fazës së dytë të ndërhyrjeve për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin bregdetar.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për procesin e dëmshpërblimit, ndërsa institucionet theksojnë se puna po vijon sipas planit, me synim transformimin urban të Vlorës dhe lehtësimin e qarkullimit drejt portit turistik.