AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 19:23

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në "Ali Dem", policia arreston autorin e dyshuar

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në "Ali Dem",

Dy ditë pas plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në një piceri në rrugën "Ali Demi" në Tiranë, policia ka arrestuar sot autorin e dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e komisariatit nr.1 në kryeqytet bën të mundur prangosjen e 21-vjeçarit A.N.

Ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje si dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.