AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 19:09

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt, i cili u shpall fajtor për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që u sekuestrua në vitin 2018 në Portin e Durrësit.

Lënda narkotike u gjet në një kontejner me banane që vinte nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për kompaninë “Arbi Garden”, në pronësi të Çekajt.

Po ashtu, Gjykata e Lartë ka vulosur dënimet edhe për dy bashkëpunëtorët e tij, Donaldo Lushaj është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Armando Pezaku do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg.

Droga u kap më 28 shkurt 2018 në Portin e Durrësit dhe përbën sasinë më të madhe të kokainës e sekuestruar ndonjëherë në vend.