TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të qarkullimit në një prej rrugëve kryesore të qytetit.
Ngjarja është regjistruar në lagjen Haxhias, në afërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në drejtim të përroit të Zaranikës.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkakun e përplasjes. Qarkullimi në zonë është devijuar përkohësisht.