AKTUALITET, 27 Gusht 2022, 12:29

Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale, gjendet një makinë e djegur pranë Rinasit

Dyshohet se u përdor për ngjarje kriminale, gjendet një

Një makinë është gjendur e djegur në fshatin Dritas, shumë pranë Rinasit. Dyshohet se makina e djegur është një mjet i llojit Volkswagen Touareg.

Hetuesit kanë dyshime se automjeti në fjalë është vjedhur në muajin janar.

Makina e djegur dyshohet se është përdorur në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.

Gjithashtu dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur nga një personazh i krimit në këtë zonë.

Nga hetuesit janë duke u parë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur sa më shumë rreth mjetit dhe kush mund ta ketë përdorur atë.