AKTUALITET, 10 Mars 2026, 16:44

Pjesë e një rrjeti të fuqishëm kokaine në Zvicër, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Pjesë e një rrjeti të fuqishëm kokaine në Zvicër,

Policia zvicerane ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për trafik kokaine në zonën e Luganos.

Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan se aksioni është kryer që në datën 5 mars, si pjesë e një hetimi të kryer në bashkëpunim me njësinë antidrogë të Policisë së Luganos dhe është konfirmuar dy ditë më parë për mediat.

I ndaluari është një 27-vjeçar me banim në Shqipëri, që kishte shkuar për turizëm në vend. Ai dyshohet për përfshirje në një rrjet të madh trafikimi kokaine.

“Kontrollet e personit dhe të ambienteve të tij zbuluan afërsisht tetëdhjetë gramë kokainë, pajisje për paketimin e drogës dhe disa mijëra franga në para të gatshme”, thanë autoritetet.

Policia e zonës kufitare të Vedeggio në Itali bashkëpunoi gjithashtu në hetim.

Akuzat përfshijnë kundërvajtje të rënduar dhe shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët. Urdhri i ndalimit është konfirmuar që atëherë nga Gjykatësi i Masave Shtrënguese (GPC).

Hetimi po koordinohet nga Prokurorja Publike Anna Fumagalli.