TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona janë shpallur zyrtarisht në kërkim të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 58-vjeçarin Renato Hoxhajt, ngjarje e ndodhur më 27 prill në në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Njëri prej personave të shpallur në kërkim dyshohet të jetë me nënshtetësi rumune, i cili dysohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa dy personat e tjerë shqiptarë. Sipas burimeve për media, asnjëri prej tyre nuk ndodhet në Shqipëri ndërsa dyshohet të jenë larguar jashtë vendit një ditë pasi ka ndodhur ngjarja.
Zyrtarisht në kërkim është shpallur Alesio Dobrozi, emri i të cilit nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare, ndërsa emri i tij si i përfshirë në këtë ngjarje ka qarkulluar dhe më parë në media. Siç është raportuar dhe më parë, Alesio Dobrozi dyshohet të ketë porositur automjetin e përdorur nga ekzekutorët, ndërsa burime për media bëjnë me dije se Dobrozi mund të jetë fshehur në Dubai.
Ndryshe Alesio Dobrozi njihet si miku i ngushtë i Roan Brahimit, ky i fundit i ekzekutuar në Athinë vitin e kaluar.
Alesio Dobrozi njihet si grabitës me famë në Itali, i cili është dënuar në shtetin fqinj me disa vite burg dhe me gjobë. Alesio Dobrozi ka qenë i përfshirë edhe në një ngjarje në Lezhë ku i riu së bashku me disa persona të tjerë mësynë në një lokal me maska dhe të armatosur. Së bashku me Dobrozin ishte edhe nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja dhe Roan Brahimi.