TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë mbrëmje rreth orës 22:00 do të rikthehet lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit (Itali) dhe anasjelltas.
Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq. Bëhet me dije se, tragetet Durrësi-Bari do të nisen sot në orën 22:00.
Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë - Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.