TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrat, deputetët dhe drejtuesit politik të PS, përmes një komunikimi të brendshëm iu është kërkuar mos të komentojnë arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Prej 30 dhjetorit kur Zoti Berisha iu bind urdhrit të gjykatës, socialistët kanë dhënë zero komente. Por nga komisioni parlamentar i ligjeve, deputeti Petro Koçi e tejkaloi këtë urdhëresë të brendshme të partisë duke prodhuar, paraditen e të mërkurës, këtë reagim, se si ai e shikon këtë zhvillim, me ish kryeministrin demokrat.
“Situata në të cilën ndodhet deputeti Sali Berisha nuk është as për faj të SPAK-ut as për faj të Edi Ramës as për faj të PS as për faj të PD-së, por fajin Sali Berishës ia kanë fëmijët e tij . Atyre të cilëve ky i ka bërë kokën janë duke i ngrënë kokën këtij vetë. Dhe është jo normale që deputetët e opozitës po i bëjnë atë që kanë bërë fëmijët e tij po ia bëjnë aktualisht. Janë duke e marrë në qafë me këtë lloj mbrojtje absurde që po i bëjnë”, -u shpreh Petro Koçi.