AKTUALITET, 6 Nëntor 2023, 14:23

Demokratët bllokojnë dyert e Komisioneve dhe “përplasen” me socialistët: Nuk m’i kufizon SPAK të drejtat kushtetuese

Demokratët bllokojnë dyert e Komisioneve dhe

Aksioni opozitar ka vazhduar brenda ambienteve të kryesisë së Kuvendit, ku deputetët demokratë kanë bllokuar dyert e komisioneve parlamentare, duke mos lejuar kolegët socialistë që të futen brenda.

Deputetët e PD thanë se kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese që ata ti rikthehen punës normale në Parlament.

Një debat ka pasur edhe mes deputetit Arben Pëllumbi dhe kolegut demokrat Helidon Bushati.

“Pretendojmë që sot të solidarizoheni me kërkesat tona”, dëgjohet të thotë demokrati Helidon Bushati.

Helidon Bushati: Kërkojmë ato të drejta që ne jua kemi garantuar ju gjatë 8 viteve në opozitë.

Arben Pëllmbi: Kemi një ndryshim të madh, nuk kemi pasur SPAK atëherë.

Helidon Bushati: Nuk m’i kufizon SPAK të drejtat  kushtetuese. Nuk ka lidhje fare. Plotësoni kërkesat kushtetuese dhe ne rikthemi në parlament.

Lefter Gështenja: Ju doni komisionin e reformës zgjedhore, doni të vendosni ju.

Helidon Bushati: Ne kërkojmë të drejtat kushtetuese të opozitës dhe kthemi në Parlament.