TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka rënë në kufirin grek në zonën e Leskovikut, i cili është konstatuar në vendin e quajtur Piramida 17.
Sipas informacioneve zjarri ka nisur në territorin grek dhe është përhapur në pjesën shqiptare duke përfshirë rreth 200 m në kufi.
Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare si dhe ato të palës greke të cilat do të ndërhyjnë për fikjen e zjarrit.