AKTUALITET, 28 Mars 2024, 19:25

Përplaset nga një automjet, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Përplaset nga një automjet, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Një 78-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Viktima, i identifikuar si Gjin Lushaj ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij në momentin që u përplas për vdekje nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën që lamë pas, rreth orës 12:30 në via Raffaello Sanzio përballë ortopedisë Manfredi, në zonën e Cesanella.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesi I mjetit, një sipërmarrës, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.