TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen emrat e 7 personave të tjerë të arrestuar sot me urdhër të SPAK, përveç dy drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qatë dhe Redi Molla.
Në pranga kanë rënë Eglantina Zere, Enton Punavia, Debora Keçi, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Taulant Tusha (Për Tushen është dhënë një tjetër urdhër-arrest, pasi ndodhet pas hekurave).
Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta. Qato është denoncuar nga opozita për korrupsion me disa tendera që ka përfituar nëpërmjet familjarëve të tij. Drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës është akuzuar nga opozita se nëpërmjet kompanisë ‘5D Konstruksion’, ka përfituar 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në konflikt interesi. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de-facto të kompanisë 5D.