TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka firmosur me kërkesë të SPAK masë të dytë sigurie për Taulant Tushen, ish drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës pas masës së parë për inceneratorin e Tiranës.
Sipas akuzës së SPAK Taulant Tusha ka patur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë.
“Janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi T.T. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe shtetasit E.P., J.Z. dhe A.J. në cilësinë anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedua prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshme të bazuara se shtetasi T.T. ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë”-thuhet në dosje.
Disa ish-zyrtarë dhe drejtor të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Në aksionin e sotëm, është vënë në pranga krahu i djathtë i Erjon Veliajt, Maringlen Qato, i cili dhe ka qenë i arrestuari i parë.
Po ashtu një i arrestuar tjetër është Redi Molla, ish-drejtori i UKT-së, i larguar nga detyra në vitin 2020. Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.
Arrest me burg
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Detyrim paraqitje
Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Elantina Zere
Deborah Keçi