AKTUALITET, 28 Mars 2024, 18:20

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë, Blushi: Po vetëofrohen të bëjnë burg për Erion Veliajn

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë, Blushi: Po vetëofrohen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me arrestimin e dy drejtorëve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Blushi thekson se këta zyrtarë po vetëofrohen që të bëjnë burg për kryebashkiakun Veliaj. Sipas tij megaafera e inceneratorëve ka një emër; Erion Veliajn. Kujtojmë se sot pas hekurave ranë Mariglen Qato, drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës.

Ata u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me 2 drejtorët e bashkisë së Tiranës janë arrestuar edhe 7 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës.

REAGIMI I BLUSHIT

Afera korruptive e inceneratorit nuk është ideuar nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës që po vetëofrohen të bëjnë burg në emër të Kryetarit të Bashkisë. Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent dhe nën sekuestro të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

E tij është Mega-Firma e paligjshme që i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak, duke shkelur ligjin për pushtetin vendor dhe zhytur në borxh banorët e Tiranës për 30 vite.

Drejtësia dhe fundi i pandëshkueshmërisë nuk është çështje arrestimesh drejtorësh dhe bedelash!

Drejtësi, pa marrë të pandehur Erion Veliaj, nuk mund të ketë!

Gjithçka tjetër është "Drejtësi me Regji"!

Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë, Blushi: Po vetëofrohen