TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi komentoi nga Lezha situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin dhe që ka prekur më shumë veriuin e vendit.
Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka ujë në banesa.
“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar. Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë. Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to”, tha Peleshi.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Pjerin Ndreu bëri me dije se situata është nën kontroll.
'Ka një rëndim situate në disa zona, për shkak edhe të hapjes së hidrocentralit të Vaut të Dejës. Megjithatë situata deri tani është pa rrezik për banorët dhe ne po e mbajmë nën kontroll. Janë disa zona të përmbytura, por puna me kanalet kulluese ka dhënë efekt.'- u shpreh Ndreu.
Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet më problematike pas reshjeve intensive.