TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Edmond Spaho, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga PD. Sipas tij vendimi është i pavlefshëm pasi Kryesia që vendosi shkarkimin nuk ka ekzistuar, shprehet Spaho.
Po ashtu ai rithekson se në Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mijë delegatë kanë shkarkuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe Kryesinë.
Reagimi i plotë:
Vendimi eshte i pavlefshem pasi ajo kryesi nuk ekziston. Nuk ka ekzistuar as me statutin e miratuar ne korrik,pasi nuk u respektuan kriteret statutore te zgjedhjes pasi 60% e saj u emerua nga Basha.
Se dyti ne Kuvendin e 11 dhjetorit mbi 4 mije delegate kane shkarkuar Bashen dhe kryesine dhe po ashtu 44 mije anetare kane shkarkuar Bashen.
Masat e marra dje kane synim te largojne vemendjen nga problemi themelor qe kane demokratet,te cilet ne 8 janar Basha i sulmoi me mercenaret e futur ne godinen e PD dhe me pas me policine e Rames ju hodhi gaz lotsjelles. Pati 12 te plagosur.
Kjo tregoi bashkepunimin e Bashes me Ramen dhe tregoi qe opozita e vertete eshte ajo qe doli nga Foltorja.
Ne do vazhdojme te zbatojme vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit i cili do te riorganizoje PD. Nderkohe do te vijojme me programin. e PD ,luften ne Parlament kunder narkoregjimit te Rames,do te zhvillojme protesta derisa te rrezojme kete regjim me synimin qe ta rikthejme PD ne pushtet.