TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Era e fortë gjatë ditës së sotme është bërë shkak i një aksidenti në aksin Lezhë – Laç, ku raportohet se një mjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë.
Aksidenti është regjistruar te vendi i quajtur ‘Ura e Milotit’, ndërsa sipas policisë, drejtuesi i mjetit me targa të Kosovës dhe pasagjeri nuk kanë marrë lëndime.
Si pasojë e aksidentit, është bllokuar qarkullimi në njërin krah të rrugës për rreth dy orë, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.