TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Petrit Vasili, N/kryetar i Partisë së Lirisë akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, si një sekretare e rëndomtë dhe e përulur e Edi Ramës, pas vendimit për të pëjashtuar disa deputetë të PD-së për 10-20 ditë.
"Lindita Nikolla fajtore dhe provokuese per shkaterrimin e Kuvendit!
Me veprimet e paligjshme te saj Lindita Nikolla po shkaterron de jure dhe de facto Kuvendin e Shqiperise.
Provokimi kulmoi me pengimin e dhunshem te deputeteve te opozites per te marre pjese ne seance plenare megjithese per ta nuk kishte asnje mase ndeshkuese.
Prioriteti i vetem i Nikolles eshte permbushja e urdherave te Edi Rames dhe jo funksionimi Kushtetues i Kuvendit te Shqiperise.
Dhjetra ndeshkime ndaj deputeteve te opozites jane thjesht vazhdim i objektivit te Rames per asgjesimin e pluralizmit dhe opozitarizmit ne Shqiperi.
Perdorimi kriminal i Gardes nga Lindita Nikolla fakton boterisht se ajo eshte deligjitimuar totalisht si Kryetare Kuvendi, por perfaqson thjesht nje sekretare te rendomte e te perulur te Edi Rames"-shkroi Vasili.
Vendimi i Kuvendit erdhi pas tensioneve dhe kaosit në seancën e fundit parlamentare të ditës së hënë, pas të cilave u mor masa për përjashtimin e 4 deputetëve të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi është përjashtuar nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë duke filluar nga data 08.02.2024 deri më datë 17.02.2024.
Po ashtu vendim për përjashtimin është marrë edhe për deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 20 ditë.