TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit. Të dy liderët u takuan këtë të martë në vilën qeveritare “31” në Tiranë.
Mbledhja, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, zgjati rreth dy orë. Sipas "Report Tv" mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës.

Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Tiranë-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.
Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Martyt.