AKTUALITET, 13 Shtator 2022, 13:25

Shoqëronte Ervis Martinajn, caktohet data kur do të jepet masa e sigurisë për ish-policin Jeton Lami

Shoqëronte Ervis Martinajn, caktohet data kur do të jepet masa e

Në datën 20 shtator në orën 09:50 do të mbahet seanca për masën e sigurimit, për ish efektin Jeton Lami, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.

“Në Gjykatën e Apelit Tirane është riregjistruar çështja penale ( masa sigurimit),me person nen hetim Jeton Lami. Çështja është planifikuar për tu gjykuar me date 20.09.2022 ora 09:50”, thuhet në njoftim.

Nga hedhja e shortit, u zgjodh gjyqtarja Edlira Petri për të shqyrtuar çështjen.

Jeton Lami akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte Martinajn, me qëllim që ky i fundit t’i shpëtonte aksioneve të Policisë.

Pas arrestimit te tij, prokurorët ranë në gjurmët e një vajze, e cila ndodhej në shoqërinë e të shumëkërkuarit ditë përpara se familjarët të trokisnin në dyert e Policisë dhe të kërkonin ndihmë.

Vajza është marrë në pyetje nga prokurorët dhe ka pranuar se kishte që nga muaji janar i këtij viti që shoqërohej me të shumëkërkuarin, me të cilin sikurse deklaron ishte njohur përmes rrjeteve sociale.

“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, shpjegon vajza.