AKTUALITET, 13 Shtator 2022, 16:21

Rrëzohet në Kanionin e Langaricës turistja gjermane

Rrëzohet në Kanionin e Langaricës turistja gjermane

Një turiste gjermane, e cila ishte duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, është rrëzuar sot dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë.

Policia e cila ka publikuar dhe pamjet e operacionit të shpëtimir, thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimin e Urgjencës, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ben me dije policia.