AKTUALITET, 18 Mars 2023, 13:29

Nga trafikim i narkotikës te dhuna në familje, ekstradohen katër shqiptarë të arrestuar në Europë

Nga trafikim i narkotikës te dhuna në familje, ekstradohen  katër

Katër shqiptrë janë arrestuar në shtete të ndryshme të Europës për vepra të ndryshme penale, nga trafikimi i narkotikës te dhuna në familje. Ata janë ekstraduar aktualisht në vendin tonë, ku edhe do të vuajnë dënimin.

Ndërkohë, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin e tre shtetasve të tjerë.

Njoftimi i Interpolit:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

✅Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, një 53-vjeçar, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.

✅Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi një 40-vjeçar i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.

✅Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;

✅Në Francë, është kapur  me qëllim ekstradimi një 47-vjeçar, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasit:

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis;

Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al