AKTUALITET, 24 Mars 2023, 16:11

Përfundon mbledhja e grupit të Alibeajt, zbulohen dy emrat e propozuar për Bashkinë e Tiranës

Përfundon mbledhja e grupit të Alibeajt, zbulohen dy emrat e propozuar

Ka përfunduar mbledhja e grupit të Enkelejd Alibeajt ku fokus i diskutimeve kanë qenë kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkaq në mbledhje, mësohet se janë propozuar dy emra nga PD zyrtare për kryetar për Bashkinë e Tiranë, Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Në mbledhje deputetët kanë folur se si duhet të veprojnë për zgjedhjet e 14 majit dhe për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive.

Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!