AKTUALITET, 17 Nëntor 2023, 15:17

Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi, çfarë paralajmëron Sali Berisha?

Përfundon mbledhja e deputetëve të opozitës në Kryesi,

Të hënën Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar pr/buxhetin e vitit 2024.

E ndërsa kuvendi ka prezantuar dhe rendin e ditës grupi i deputëve Berisha-Bardha kanë paralajmëruar se do e bllokojnë seancën maratonë për buxhetin dhe po mendojnë skenarin.

"Vazhdimi i betejës pa kthim të deputetëve të opozitës. Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorrin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare.

Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre", tha Berisha pas pëfundimit të mbledhjes në Kryesi.