TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klodiana Lala ka zbuluar arsyen e paraqitjes së Nikoll Lesit në SPAK.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se Lesi ka vajtur vetë në SPAK, duke kërkuar kafe me Altin Dumanin, pasi në gazetën e tij, kreu i SPAK është shpallur "Njeriu i Vitit 2023" pas një sondazhi online.
Lala tregoi edhe bisedën me humor me botuesin e "Koha Jonë", të cilit i ka thënë të futet nga dera prapa institucionit, sepse do të përfundonte si lajm i fundit, siç ndodh me zyrtarë dhe figura publike që thirren për t'u pyetur nga prokurorët.
"Zoti Dumani ka dalë njeriu i vitit në sondazhin e Koha Jonë. Zoti Lesi e ka kërkuar vetë për kafe për këtë çështje. Nuk është thirrur për t'u pyetur për asgjë, nuk ka lidhje me asnjë çështje. Zoti Lesi më pyeti nga të hyj në prokurori. Nga ana mbrapa i thashë, bëmë edhe humor", zbuloi Lala.