TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.
Kjo vjen vetëm pak orë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj.
Beleri siguroi votat dhe fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, por dy ditë para se të mbaheshin Lokalet, u arrestua për blerje votash, ndërsa është dënuar me 2 vite burg. “Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin. KQZ vendos që t’i heqë mandatin Fredi Belerit”, tha Celibashi ndër deklaroi mbylljen e seancës. Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.
Ndonëse Beleri bëri kërkesë disa herë për t’u betuar, kjo gjë u rrëzua nga GJKKO, duke bërë që ai të humbiste dhe mandatin e kryebashkiakut. Tashmë, në këto kushte, KQZ do të duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, ndërsa aktualisht institucioni drejtohet nga një kryetar i komanduar, Arqile Bollano.
